Maqedoni

MPB: Në Haraçinë u kap vetëm një pjesë e marihyanës dy tonëshe

08.12.2020 19:17

Ministria e Brendshme, ka dhënë verzionin zyrtarë për aksionin dy-ditor në Haraçinë dhe Mojancë...

Ministria e Brendshme, ka dhënë verzionin zyrtarë për aksionin dy-ditor në Haraçinë dhe Mojancë, me ç'rast njoftoi se ka zbuluar vetëm një pjesë të drogës dy tonëshe, e cila u grabit nga një kompani e prodhimit të kanabisit në Josifovo të Vallandovës.

 
Zëdhënësi i polucisë Toni Angellovski në një konferencë shtyp, deklaroi se: “Në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike, Ministria e Brendshme ndërmerr një sërë masash dhe aktivitetesh për krimin e grabitjes në përputhje me një kompani në fshatin Josifovo. Është vepruar menjëherë pas marrjes së paraqitjes dhe janë marrë masat dhe aktivitetet e duhura. Një pjesë e drogës dhe sendeve të tjera u gjetën në Haraçinë dhe Mojancën e Epërme, ndërsa janë arrestuar disa persona”, theksoi zëdhënësi Angelovski. 
 
Ai poashtu bëri të ditur se janë gjashtë të dyshuar për të cilët kishte prova, por hetimi po zgjerohet. Disa prej tyre janë arrestuar tha zëdhënësi Angellovski.