Botë

Sofje, Buçkovski në takim me Borisov dhe Radev

09.12.2020 10:14

Përfaqësuesi special i Qeverisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen...

Përfaqësuesi special i Qeverisë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski sot e fillon vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari.
 
Nga Ministria e Punëve të Jashtme bullgare njoftuan se zëvendëskryeministrja dhe njëherit ministre e jashtme Ekaterina Zakharieva do ta pranoj përfaqësuesin special të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Bullgarinë, Vllado Buçkovski.
 
Buçkovski gjatë qëndrimit të tij në Sofje, do të takohet edhe me kryeministrin Boyko Borissov, ministrin e Mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, ndërsa të enjten do të takohet edhe me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.