Botë

Shba, rriten shtrimet, spitali hap pavion në parkim

09.12.2020 11:10

Teksa numri i rasteve me Covid-19 në SHBA është rritur ndjeshëm dhe spitalet janë përballur me shtim të shtrimeve...

Teksa numri i rasteve me Covid-19 në SHBA është rritur ndjeshëm dhe spitalet janë përballur me shtim të shtrimeve, një spital në Nevada ka hapur një “pavion” Covid në parkimin e godinës. Qendra Rajonale Mjekësore në Reno, e famshme për cilësinë e shërbimit mjekësor, ka kuruar brenda gati një muaji, më shumë se 200 pacientë aty. Sigurisht, metoda nuk është optimale dhe mjekët që punojnë aty e pranojnë këtë fakt.
 
“Nuk e kisha menduar kurrë se do të kujdeseshim për qenie njerëzore aty”, tha për CNN Dr. Jacob Keeperman.
 
Kur Keeperman postoi në Twitter një foto nga parkimi muajin e kaluar, presidenti Donald Trump e shpërndau postimin duke e quajtur të rremë. Por në 1 dhjetor, Guvernatori i shtetit, Steve Sisolak, e quajti retorikë të rrezikshme sjelljen e presidentit. Sipas të dhënave zyrtare, shtrimet në Nevada po rriten me ritme të shpejta që prej muajit tetor, ndërsa numri i rasteve pozitive vijon të rritet prej shtatorit, duke kapur pikun në dhjetor.