Botë

Fushata e vaksinimit në Britani, OBSH: Arritja e imunitetit të tufës, ende larg

09.12.2020 11:49

Organizata Botërore e Shëndetësisë përshëndeti fushatën e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar....

Organizata Botërore e Shëndetësisë përshëndeti fushatën e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë tha se arritja e imunitetit të tufës është ende larg dhe bëri thirrje që vëmendja të jetë tek masat parandaluese, pasi vetëm ato mund të frenojnë përhapjen e Covid-19.
 
“Ne jemi në një situatë konstante ku kemi transmetim shumë të gjerë. Por vaksinat janë mjete të shkëlqyera, ato do të jenë shumë të dobishme, por efektet e vaksinavenë sigurimin e një lloj barriere imuniteti është akoma larg. Gjërat që duhet të bëhen për të parandaluar një rritje të përhapjes, janë masat publike higjienosanitare: distancimi fizik, larja e duarve, identifikimi i rasteve dhe i kontakteve të tyre. Këto duhet të bëhen me përpjekje të mëdha dhe rigoroze përtë ndaluar transmetimin intensiv”, tha Margaret Harris, zëdhënëse e OBSH.