Botë
Gjermani, Merkel: Nuk do të kemi vaksina të mjaftueshme
09.12.2020 12:52
Teksa të gjityhë I kanë shpresat tek vaksina anti Covid, kancelarja gjermane Angela Merkel....

Teksa të gjityhë I kanë shpresat tek vaksina anti Covid, kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se Gjermania nuk do të jetë në gjendje të sigurojnë vaksina të mjaftueshme në tremujorin e parë të 2021.
Ajo i tha Bundestagut se do të ishte e mundur të zvogëlohej vdekshmëria, por gjithashtu shtoi se do të merrte të gjitha masat për të mbajtur të hapura shkollat dhe kopshtet. Merkel pajtohet me rekomandimet për të mbyllur dyqanet deri nga Krishtlindja deri më 10 janar, duke kundërshtuar hapjen e hoteleve për të parandaluar familjet që dëshirojnë të vizitojnë të afërmit gjatë pushimeve. Përvoja e deritanishme ka treguar se vala e dytë e pandemisë ishte më e fortë se e para, dhe ende në Gjermani ka shumë njerëz të infektuar, pasi sipas autoriteteve, qytetarët nuk e kishin zvogëluar sa duhet kontaktin me njerëzit e tjerë, sipas rekomandimeve.
