Botë

Covid 19, 68 mln raste, 1.5 mln viktima, 47 mln të shëruar

09.12.2020 13:20

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 68,5 milionë persona....

Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka shkuar në mbi 68,5 milionë persona. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA,  e cila pasohet nga India , Brazili , Rusia, Franca , Italia, Britania e Madhe, Spanja, Argjentina, Kolumbia  dhe Gjermamnia (1,218,325). Për shkak të COVID-19 deri më tani në mbarë botën kanë humbur jetën 1milion e 563mijë e 528 persona ndërsa mbi 47 milion janë shëruar.

 
Në SHBA,  teksa numri i rasteve me Covid-19 është rritur ndjeshëm dhe spitalet janë përballur me shtim të shtrimeve, një spital në Nevada ka hapur një “pavion” Covid në parkimin e godinës. Qendra Rajonale Mjekësore në Reno, e famshme për cilësinë e shërbimit mjekësor, ka kuruar brenda gati një muaji, më shumë se 200 pacientë aty. Sigurisht, metoda nuk është optimale dhe mjekët që punojnë aty e pranojnë këtë fakt. “Sipas të dhënave zyrtare, shtrimet në Nevada po rriten me ritme të shpejta që prej muajit tetor, ndërsa numri i rasteve pozitive vijon të rritet prej shtatorit, duke kapur pikun në dhjetor.
 
Organizata Botërore e Shëndetësisë përshëndeti fushatën e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë tha se arritja e imunitetit të tufës është ende larg dhe bëri thirrje që vëmendja të jetë tek masat parandaluese, pasi vetëm ato mund të frenojnë përhapjen e Covid-19.