Maqedoni

Spasovski: Aksioni në Haraçinë kompleks, hetimi është zgjeruar

09.12.2020 13:48

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski pohon se aksioni policor në Haracinë dhe Mojancë...

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski pohon se aksioni policor në Haracinë dhe Mojancë, ku u kap një sasi e madhe droge, pjesë e sasisë prej dy tonësh që u grabit nga kompania e prodhimit të kanabisit në Josifovo të Vallandovës, ishte i komplikuar dhe hetimi është zgjeruar. Megjithatë ai  nuk deshi të japë hollësi pasi hetimet vazhdojnë dhe kërkoi nga mediat të kenë durim e të mos dëmtojnë hetimet për hir të ekskluzivitetit.

 
"Aksioni që u zhvillua  në Araçinë ishte një aksion i madh dhe kompleks. Ne tashmë kemi ndarë me publikun të dhënat që mund t’i ndajmë, marrë parasysh faktin që hetimi është ende duke vazhduar dhe po zgjerohet. Të gjitha detajet do të shpallen në momenitn që vlerësojmë se hetimi nuk do të dëmtohet. Për të gjithë personat nën hetim do të kërkohet paraburgim. Për momentin janë 8 persona të ndaluar por ende zhvillohen aktivitete.", tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendëshme.
 
Ministri i brendshëm këkroi durim deri në përfundimin e hetimeve edhe për të dhënat se si humbi një sasi aq e madhe droge nga kompania që e  përpunon kanabisin  për qëllime mjekësore. 
 
"Ata kanë sistem për ndjejke dhe kontroll të sasive që kanë brenda hapësirave dhe mënyrës se si duhet të transportohet e njejta, të gjitha këto aspekte po hetohen.", tha Spasovski.
 
Kanabisi i sekuestruar ka qenë i prodhuar në mënyrë ligjore në një depo në fshatin Josifov, por javën e kaluar nga kompania alarmuan  se ajo është vjedhur nga persona të panjohur. 
 
FLORIJE BELULI KAMBERI