Ekonomi
OEMVP-100 top kompanitë për 2019-ën, Zaev: Pako masash për zbutjen e efekteve Covid
09.12.2020 15:13
OEMVP nderoi sot me çmime kompanitë më të suksesshme të vitit, në një ceremoni ku morën pjesë vetëm të ftuarit...

OEMVP nderoi sot me çmime kompanitë më të suksesshme të vitit, në një ceremoni ku morën pjesë vetëm të ftuarit. Çmimin e parë e morri kompania "Dauti Komerc", çmimin e dytë kompania "Alma-M", çmimin e tretë kompania "Pofix", çmimin e katërt kompania "Bas Tuti Fruti" dhe çmimin e pestë kompania "Kipper".
Kompania "AK-INVEST" morri çmimin si kompani me rritje më të shpejtë, Qendra Edukative "REA" fitoi çmimin si kompani e udhëhequr nga grua, kompania "Knauf Radika" merr çmimin e kompanisë me partneritet të sukseshëm.
Në vitin 2019-të, top 100 kompanitë e OEMVP-së, kanë pasur qarkullim vjetor prej mbi 900 milion euro, që për 20% është më shumë se në vitin 2018, janë punësuar 8400 persona, kurse neto fitimi i përgjithshëm i relizuar është rreth 66 milion euro, ose 17% më tepër se në vitin 2018.
Sektori privat ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, tha kryeministri Zoran Zaev. Ai inkurajoji bizneset që të vazhdojnë me investimet, duke thënë se shteti do tu qëndrojë pas në këto kohëra të vështira.
"Qeveria punon me përkushtim në krijimin e ambientit për zhvillimin e sektorit privat në bashkëpunim me odat dhe të gjitha palët e prekura, miraton katër pako masash me vlerë prej më shumë se 1.2 milIard euro për zbutjen e efekteve të Covid 19. Paralelisht punojmë në planifikimin ekonomik për përmirësimin e situatave në afat të mesëm dhe të gjatë. Këto ditë do të kemi plotësim të pakos së katërt me një qëllim të ndihmojmë sa mundemi.", tha Zoran Zaev, kryeministër.
Besimi: Odat investuan me guxim në kushte pandemie
Kriza globale aktuale e preku edhe ekonominë e vendit tonë, ku në tremujorin e parë u regjistrua rënie në BPV prej 14.9%, por ministri i financave Fatmir Besimi thekson se shifrat gjysmëvjetorit të dytë të vitit janë optimiste.
“Nëse në tremujorin e tretë vazhdoi rënia në konsumin privat në 4.1%, konsumi publik vazhdoi dhe shënoi një rritje prej 13.5%, bruto investimet nga 34.4% ,rënie në kuartalin e dytë arritëm të shënojmë rritje prej në 4.2% në kuartalin e tretë. Shumë e guximshme, Politikat e qeverisë, por edhe veprat tuaja. Guximi juaj si oda eknomike të investoni në kohë krize. Ne për këtë jemi shumë të entuziazmuar që të vazhdojmë me këto politika dhe me një rrugëtim bashkë.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.
Hoxha: OEMVP, kujdeset për bizneset në çdo kohë
Top pesë kompanitë janë "Dauti Komerc", "Alma-M", "Pofix", "Bas Tuti Fruti", "Kipper". Kryetari i OEMVP-së, Hoxha, theksoi se anëtarësia e odës çdo ditë e më shumë po rritet. Ai tha se OEMVP do të vazhdoj të mbetet mbështetëse për bizneset dhe të jetë zë kritik në politikat ekonomike të shtetit.
“Krenohemi me faktin që jemi bërë sinonim i dorës së zgjatur dhe ombrellës e cila strehon bizneset. Jemi përkrahës të fuqishëlm, partner dhe njëkohësisht kritikues të institucioneve shtëtërore në përpjekjet e tyre për transformim dhe avansim të politikave zhvillimore në vend, veçanërisht duke kontribuar në krijimin e një klime më të mirë për bizneset.”, tha Nebi Hoxha, kretar i OEMVP-së.
Gjatë manifestimit të sivjetshëm të top 100 katalogut, me një post-mortum u nderua figura e afaristit të ndjerë Enver Maliqit, ku familjes Maliqi iu dhuruan mirënjohje nga ana e OMEVP-së si dhe nga ana e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës. (Ersan Pajaziti, TVM2)
