Maqedoni

Zgjedhjet lokale në Shtip, kandidati i TMRO-së, vazhdon fushatën

09.12.2020 15:27

TMRO ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip....

TMRO ka vazhduar fushatën për zgjedhjet e parakohshme lokale në Shtip. Kandidati i kësaj partie, Llazar Naumov, kërkoi votë duke premtuar ndërtimin e një qendre për fëmijë me nevoja të vecanta. 
 
"Pa rezervë obligohem të ndihmoj këtë kategori njerëzish të cënuar, me realizimin e përbashkët përmes partneritetit publiko privat të projektit për ndërtimin e një qendre rehabilitimi rajonale, për fëmijët me nevoja të posacme. Të dashur prindër. Që ta realizojmë bashkarisht këtë projekt, ju ftoj të gjithëve të dilni e të jepni votën tuaj për numrin 7 më 13 dhjetor, për Llazar Naumovin, për kryetar të komunës së Shtipit.", tha Llazar Naumov, kandidat nga TMRO për kryetar të komunës së Shtipit. 
 
SEDAT SELIMI