Vendosja e vetos për RMV-në, Zaev: Bullgaria shkeli marrëveshjen për fqinjësi
Kryeministri Zoran Zaev është i dëshpëruar nga vetoja bullgare...

Kryeministri Zoran Zaev është i dëshpëruar nga vetoja bullgare. Me vendimin e Sofjes u ndërpre rruga evropiane për RMV-në, ndërsa Bullgaria shkeli Marrëveshjen për Fqinjësi të mirë.
Sofja nuk mblodhi forcën të dëshmohet si shtet evropian dhe as nuk dha prova për miqësi dhe vëllazëri mes popujve, tha kryemistri Zaev.
Qëndrimi bullgar sipas kreut qeveritar është ofendues për kombin maqedonas dhe për të gjithë popullin e vendit.
Sipas tij, veto-ja bullgare rezultoi me papërgjegjësi bullgare dhe gabim të rëndë gjeo-strategjik, të cilën sipas kryeministrit Zaev, këtë e dinë tashmë edhe partnerët tanë strategjik.
“Bullgari lejoi të tregoj gjest që nuk deshmon as miqësi as vëllazëri. Qëndrimi i Bullgarisë është në tërësi iracional dhe ofendues për maqedonasit dhe për tërë popullin tonë. Nuk është evropiane të mund t’ja shkruani historinë një populli tjetër. T’ja impononi identitetin dhe ta bindni se duhet ta pranojë. Bullgaria vendosi veto, duke shkelur marrëveshjen për fqinjësi, duke parandaluar rrugën tonë integruese për të cilën në shumë raste të gjitha shtetet anëtare të BE-së konfirmuan se vendi i plotëson të gjitha kushtet. Ne refuzuam të negociojmë për çështje për të cilat nuk guxojmë të bisedojmë. Bisedime me BE-në PO, por jo me çmim të revizionit të identiteti maqedonas. Jo me kushtet të cilat i imponon Bullgaria” – tha Kryeminstri i vendit, Zoran Zaev.
Veto-ja bullgare sidoqoftë nuk do të ndalë angazhimin e shtetit në realizimin e reformave dhe përmbushjen e strategjisë nacionale, thotë Zaev, por përkundrazi, do të nxisë forcën për të vazhduar rrugën euro-integruese të vendit.
Sipas kryeminstrit Zaev, RMV është vend i miqësisë dhe bashkëjetesës, por edhe që dinë të fal në emër të krijimit të ardhmërisë. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
