Maqedoni
“100 ditë qeverisje”, ASH-AAA: Veç dështime. Duhet Qeveri e zgjeruar
09.12.2020 16:15
Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e cilësuar 100 ditëshin e qeverisë si 100 ditë mashtrim dhe humbje...

Opozita shqiptare dhe ajo maqedonase e cilësuar 100 ditëshin e qeverisë si 100 ditë mashtrim dhe humbje. Sipas koalicionit ASh-Alternativa, qeveria ka dështuar si në palnin e brendshëm me keqmenaxhimin e epidemisë dhe shëndetin e ekonomisë poashtu edhe në planin e jashtëm, ne procesin e integrimit evropian, me veton Bullgare. Opozita shqiptare kërkoi dorëheqje të qeverisë dhe krijimin e një qeverie të zgjeruar.
“Qytetarët e vendit nuk e meritojnë këtë qeverisje, që brenda çdo jave i ndryshon deklaratat, që nuk ka pikë morali të qeverisë më, andaj sa më shpejt duhet të japë dorëheqje dhe të krijohet qeveri e zgjeruar. Përveç kësaj, partneri shqiptar i kësaj qeverie nuk e ka mbajtur asnjë premtim ndaj shqiptarëve dhe prandaj është mashtruesi më i madh i këtij 100-ditëshi.”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASh-së.
“Kjo qeveri ka dështuar për katër arsye: dështim në menaxhimin e pandemisë – ne sot kemi vdekshmërinë më të lartë në Europë; dështim në menaxhimin e vitit shkollor – ky vit po dështon për shkak të mungesës së kushteve themelore për zhvillimin e mësimit; dështim në menaxhimin e integrimit – nuk po fillojnë bisedimet me BE-në pikërisht për shkak të qasjes ekskluzive të kësaj qeverie dhe në fund është dështimi në menaxhimin e ekonomisë.”, tha Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.
VMRO DPMNE: 100 ditët më të këqia. Zaev ik!
Edhe VMRO DPMNE këto 100 ditë qeverisje i cilësoi si qeverisje e humbjeve të vazhdueshme. Kërkoi largimin e qeverisë dhe takim liderësh për të diskutuar situatën aktuale në vend.
“Këto 100 ditë në mandatin katërvjeçar të Qeverisë janë 100 ditët më të këqia të çdo qeverie që ka patur, në histori, shteti bashkëkohor maqedonas. 100 ditë të humjes së ardhmërisë, ekonomi të humbur, jetë të humbura, dinjitet të humbur; identitet të atakuar, drejtësi e humbur dhe krim, e vërtetë e humbur dhe gënjeshtra. Mijëra vende pune të humbura, humbje për bujqit, biznesin, investime të humbura.”, tha Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së.
Mickovski ftoi partitë parlamentare që të distancohen nga kjo qeverisje, të veprojnë të pavarur dhe siç tha, të mbajnë anën e popullit.
SHPËTIM NUREDINI
