Strugë-Ohër, spitalet modulare, gati deri në fund të vitit

09.12.2020 16:35

Aktualisht, në Ohër ka 574 raste aktive...

Aktualisht, në Ohër ka 574 raste aktive dhe 457 në Strugë të infektuar me Covid 19. Dy qytetet presin spitalet modulare që do të lehtësojnë presionin mbi spitalet e qytetit që trajtojnë pacientët Covid e që pritet të instalohen deri në fund të vitit.

Punimet e ndërtimit për përgatitjen e terrenit për ngritjen e spitaleve modulare, tashmë kanë filluar.

Në Strugë, terreni për spitalin modular është gati e fillimi me punë i këtij spitali modular që do të ketë kapacitet prej 35 shretërish,  do të lehtësonte ndjeshëm Spitalin e Strugës i cili aktualisht  edhe pse nuk ka Departament të Sëmundjeve Infektive, intensivisht ka trajtuar brenda mundësive pacientët Covid.

Aktualisht në spitalin e Strugës ka 41 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 vende të lira. Edhe objekti në Ohër  pritet të ketë 40 shtretër dhe pajisje të plota mjekësore dhe një stacion për furnizimin me oksigjen në të gjitha repartet.

Aktualisht, në Spitalin e Ohrit, janë 105 të shtruar nga të cilët pesëdhjetë janë në ndihmë të oksigjenit dhe ka një duzinë shtretërish falas.

“Dy ditë më parë ne dërguam një pacient të ri, 29 vjeç, në klinikën infektive në Shkup me pamje të rëndë klinike. Pacientët e shtruar në spital janë të moshave prej 40 deri në 89 vjeç.  Momentalisht situata është nën kontroll, është mirë që kemi shtretër. ” – tha Drejtori i spitalit të përgjithshëm në Ohër, Goran Balevski.

Spitali modular do të rrisë ndjeshëm kapacitetin e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Spitalin e Përgjithshëm dhe do të lehtësojë menaxhimin e krizës shëndetësore në Rajonin e Ohrit.

Momentalisht në spitalin e Ohrit ka 105 pacientë të shtruar pozitiv me Covid 19, prej të cilëve 50 janë në ndihmë të oksigjenit. (Ilmie Zhaku, TVM2)