Lufta kundër korrupsionit, Qeveria angazhohet për luftë pa kompromis
Korrupsioni rrënon shtetin juridik....

Korrupsioni rrënon shtetin juridik dhe rrezikon demokracinë si vlerë fundamentale, duke krijuar mosbesim të qytetarëve ndaj institucioneve.
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, autoritetet thonë se lufta po jep rezultate.
Qeveria angazhohet për luftë pa kompromis kundër korrupsionit por thotë se lufta nuk fitohet brenda ditës. Por sipas pushtetit shtyrja e negociatave rezikon reformat në këtë drejtim.
“Kjo luftë do të zgjasë shumë. Kemi vullnet të krijojmë sisitem funkional në interes të të gjithë qytetarëve, sisitem i cili do të jetë pa asnjë llojë ndikimi apo që nuk do të gjenerojë me grupe lobimi” – tha Zv. Kryeministri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski.
“Shtyrja e negociatave do t’i rrëzojë reformat e filluara për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar” – u shpreh Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiq.
Euroambasadori, Dejvid Gir përkujton se lufta kundër korrupcionit ëhstë kyçe në rrugën drejt BE-së.
“Egzistimi i institucioneve dhe mekanizmave efikas për luftë kundër korrupsionit janë kyçe në procesin e aderimit, dhe janë pjesë e të ashtuquajturave fundamente, gjegjësisht çështje që vlerësohen në secilën fazë nga procesi i aderimit dhe janë kyçë në negociata” – theksoi Ambasadori i BE-së në RMV, Dejvid Gir.
Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit, që nga fillimi me punë me përbërjen e re, ka regjistruar 1688 paraqitje, e me iniciativën e tij janë hapur 344 lëndë.
374 lëndë në sferën e korrupsionit janë zgjidhur, 156 prej të cilave në sferën konfliktit të interesave. Puna e tyre ngec në rastet e nepotizmit.
“KSHPK i publikoi rezultatet nga lëndët që kanë të bëjnë me nepotizimin dhe kërkoi nga kompetentët në bordet e menaxhimit dhe mbikqyrjes, që të rishikojnë përgjegjësinë e organeve udhëheqëse, por për fat të keq ata nuk vepruan mbi kërkesat tona” – tha Kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.
Shoqatat joqeveritare: Pandemia shpalosi mangësitë institucionale
Organizatat joqeveritare thonë se pandemia nxori në sipërfaqe mangësitë institucionale dhe korrupsionin.
“Rasti më i rëndësishëm që pasqyron korrupsionin në vend është rasti me ndërtimin pa leje tek T,Q Mavrovasja ku për disa muaj kishte ikje dhe transferim të kompetencave të disa institucioneve të cilat në fakt prisnin që të formohet Qeveria që të kuptohet se kush është ai që ka kompetenca që të rrënojë ndërtimin. Situata kur institucionet presin në vullnet politik për luftë kundër korrupsionit është fakt i panjohur dhe vlersim se deri ku jemi në luftën kundër korrupsionit” – u shpreh Misha Popoviq, përfaqësues i shoqatave qytetare “ Platforma për luftë kundër korrupsionit”.
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare për luftë kundër korrupsionit u organizua bashkërisht me projektin “Promovimi i transparencës dhe përgjegjësisë në administratën publike” që financohet nga BE. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
