Indeksi i integritetit, Ministria e Mbrojtjes, renditet e para në rajon

09.12.2020 17:22

Nga vendi i 55-të, për dy vite Ministria e Mbrojtjes....

Nga vendi i 55-të, për dy vite Ministria e Mbrojtjes arriti të radhitet në vendin e parë në rajon sipas indeksit të integritetit. Këtë e tregon rezultati i hulumtimit dy vjeçar të ekspertëve britanikë e nga vendet e tjera nga "Transparency International". Ministria e mbrojtes zë sivjet madje vendin e dytë midis vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, derisa ka  rezultate më të mira në mbrojtje se 4 shtete anëtare të BE-së dhe 6 vende anëtare të NATO-s.

“Në vitin 2015, Ministria e Mbrojtjes u rendit e 55-ta për sa i përket transparencës dhe Qendra Norvegjeze për Integritet e vlerësoi atë si një nga më të mbyllurat. Duke besuar në të drejtën e qytetarëve për të ditur se ku po shkojnë paratë e tyre, pasi kam ardhur në pozicionin e Ministres në vitin 2017, kemi punuar dhe kemi arritur që Ministria e Mbrojtjes sot të jetë e para në tryezë midis institucioneve të tjera në nivelin qendror dhe lokal, për sa i përket llogaridhënies, integritetit në prokurimin publik dhe transparences” – tha Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Ministrja Shekerinska  foli edhe për transparencë në qasjen e qytetarëve tek informacionet në ueb faqen e ministrisë. (Sedat Selimi, TVM2)