Maqedoni
Qeveria diskuton aksionin e DAP-it në seancën konstruktive
12.11.2014 16:30
MPB-ja bëri me dije se mbrëmë ka ushtruar kontrolle në 7 lokale në Ohër dhe Strugë, ku në disa prej tyre janë konstatuar shkelje ligjore dhe parregullsi në punë...

Një lokal në Ohër është mbyllur përkohësisht për mungesë të kasës fiskale dhe një tjetër është gjobitur për mosrespektim të ndalesës së duhanit. Në Strugë është mbyllur një lokal për mungesë të kasës fiskale.
Aksionet e fundit të policisë dhe DHP-së, kryesisht në vendbanimet shqiptare, kanë qenë temë diskutimi në seancën e mbrëmshme të qeverisë. Qëndrimi zyrtar i qeverisë është se seanca e djeshme ka qenë konstruktive.
“Në seancën e djeshme të qeverisë u fol për këtë çështje, nuk do të hyj në detaje, vetëm se do të them se kishim një debat konstruktiv”- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Aleksandar Gjorgiev.
Ende nuk ka asnjë deklaratë nga BDI-ja se çfarë konkretisht është biseduar rreth kësaj teme.
SANIJE KASAMI
