Institucionet shëndetësore në Tetovë, kërkesa për vaksina të gripit sezonal është e madhe

09.12.2020 18:12

Institucionet shëndetësore nga Tetova....

Institucionet shëndetësore nga Tetova thonë se kërkesa për vaksinim kundër gripit sezonal është shumë më e lartë se sa kapacitetet që kanë ato.

Në Qendrën Shëndetësore në Tetovë, sot nuk kishte asnjë termin të vetëm për vaksinimin kundër gripit sezonal. Mjekët e familjes thonë se në baza ditore, ata mezi arrijnë të caktojnë vaksinime vetëm për disa pacientë.

Mesatarisht, më shumë se 100 pacientë kërkojnë imunizim vetëm në një mjek të familjes në javë, por pesëmbëdhjetë marrin shërbimin.

“Është e vërtetë se nuk ka as terminë, as vaksina sidomos në këtë periudhë kur është edhe gjendje krize. Edhe atë në mes të miliona obligimeve u angazhuam që të bëjmë termin për imunizim. Tani bisedohet për gripin sezonal. Nuk e di a e kanë kuptuar mirë pacientët, por me vetë situatën e jashtëzakonshme me Covid, u soll edhe vendimi që të caktohen më pak termine. Dhe e dini, edhe pse pasi ne jemi më të zënë me pacientët me Covid, u  ndëruan edhe punktet ku merrje vaksina, dhe u zvogëluan edhe terminet ditore. Dhe në nivel ditorë kemi vaksinim nga 10 deri në 15 maksimum, që mos të kijohet tollovi dhe të mundet të mbahet distanca” – tha mjekja, Svetlana Trifunovska. 

Mjekja Trifunofska, thotë se nuk duhet të fajësohen  mjekët amë, pasi nuk mund të bëhen termine, sepse të njëjtat zhduken brenda sekondave nga sistemi kompjuterik.  Ajo thotë nëse fillon imunizimi në Qendrën për Shëndetit Publik, ku merren vaksinat komerciale, do të lehtësohet ndjeshëm puna e mjekëve të familjes, të cilët do të jenë në gjendje t'u kushtojnë më shumë kohë pacientëve.

Përndryshe në Tetovë deri më tani janë dërguar 700 vaksina kundër gripit sezonal, ndërsa në periudhën e njëjtë  vitin e kaluar  ky numër ishte më i lartë për 3200 vaksina. (Visar Sadiki, TVM2)