46 viktima, 504 raste të reja dhe 731 të shëruar

09.12.2020 19:32

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1470  testime të bëra ka regjistruar 504  raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën  46  persona,  ndërsa  janë shëruar 731   pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi, me 174 raste, i pasuar nga Tetova me 47, Prilepi me 36, Velesi me 31, Gostivari me 27 dhe qytetet e tjera me numër me të vogël të të infektuarve.

Betejën me “Covid 19” e kanë humbur 46 pacientë, prej të cilëve 12  nga Shkupi, 5 pacientë nga Tetova, nga 3 nga Velesi, Ohri dhe Strumica, nga 2 pacientë në Strugë, Koçan dhe Kërçovë dhe nga 1 pacient në  Dibër, Shtip, Prilep, Kavadar,  Gostivar, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 69954, prej tyre  janë shëruar 46352,   kanë humbur jetën 2023, derisa numri i rasteve aktive shënon 21579. (Flutura Latifi, TVM2)