Maqedoni
Pastrohet aksi rrugor Mavrovë – Dibër, komunikacioni është normalizuar
10.12.2020 09:27
U pastrua shembja e dheut që ndodhi gjatë natës së kaluar në aksin rrugor Dibër – Mavrovë..

U pastrua shembja e dheut që ndodhi gjatë natës së kaluar në aksin rrugor Dibër – Mavrovë për ç'arsye disa orë komunikacioni ka qenë i ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve në të dy akset.
LAMM njofton se komunikacionin në këtë aks rrugor është normalizuar tërësisht.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër disa rrugë ka lagështi.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana maqedonase nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
Nga data 15.11.2020 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht kushteve aktuale të motit. Ky vendim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2021.
LAMM rekomandon që të vozitet me shpejtësi të adaptuar, të respektohen sinjaleve në komunikacionit. LAMM apelon për kujdes të shtuar gjatë vozitjese në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
