Maqedoni
Kuvend, diskutohet ligji për regjistrimin e popullsisë
10.12.2020 09:55
Propozim-ligji për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut...

Propozim-ligji për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lexim të parë, sot është në rend dite të Komisionit për çështje evropiane.
Ligji është dorëzuar në Kuvend nga Qeveria, respektivisht nga përbërja e vjetër parlamentare. Regjistrimi do të duhet të mbahet më 1 prill të vitit 2021, ndërsa do të realizohet nga Enti Shtetërorë për Statistika. Fillimisht u planifikua që regjistrimi të bëhen në prill të vitit 2020, por për shkak të situatës me pandeminë, ai u anulua. Në Kuvend, mbledhje do të mbajë edhe Komisioni ligjvënës-juridik.
