Maqedoni

Rezoluta e Parlamentit Europian, Osmani fjalim para eurodeputetëve

10.12.2020 10:21

Dy ditë pas vetos së Bullgarisë për fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut...

Dy ditë pas vetos së Bullgarisë për fillimin e negociatave të BE me Maqedoninë e Veriut, Ministri i jashtëm Bujar Osmani do të mbajë një fjalim para eurodeputetëve në kuadër të debatit për rezolutën e Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut.
 
Eurodeputetët kanë edhe disa ditë për të dorëzuar amendamentet, pasi raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk, të prezantojë raportin e tij për progresin e vendit. Ata sot do të kenë mundësi t’i bëjnë pyetje shefit të diplomacisë të Maqedonisë së Veriut.
 
Osmani pasdite është ftuar të shkëmbejë mendime me anëtarët e Komisionit europian për punë të jashtme. Projekt-rezoluta e Quçukut, mirëpret përpjekjet e integrimit të vendit në BE, inkurajon autoritetet të bëjnë përpjekje shtesë në luftën kundër korrupsionit, sundimin e ligjit dhe përshëndet dialogun politik midis qeverisë dhe opozitës.