Maqedoni

Zgjedhjet lokale në Shtip e Pllasnicë, në mesnatë përfundon fushata zgjedhore

10.12.2020 11:49

Sot në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve për komunat Shtip dhe Pllasnicë....

Sot në mesnatë përfundon fushata zgjedhore për zgjedhjen e kryetarëve për komunat Shtip dhe Pllasnicë.
 
Për shkak të pandemisë me Covid 19, fushata ishte jo e zakontë e promovimi i programeve u bë  përmes mediave, rrjeteve sociale dhe billbordeve, por pa tubime. Të premten të parët do të votojnë në mënyrë elektronike personat e infektuar me Covid-19, dhe ata që kanë pasur kontakt me ta. Të sëmurët dhe të dënuarit do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar më 12 dhjetor, një ditë para raundit të parë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të dielën, më 13 dhjetor, në ditën kur do në këto dy komuna do të votohet nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 19 pasdite.