Botë
ShBA dhe Gjermania, rekord vdekjesh nga Kovod-19 në 24 orë
10.12.2020 13:51
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 3 mijë e 54 viktima të reja nga virusi Korona...
Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 3 mijë e 54 viktima të reja nga virusi Korona, që paraqet numër rekord vdekjesh. Mesatarja shtatëditore e vdekjeve me koronavirus ka arritur në 2,276 në Shtetet e Bashkuara, andaj autoritetet amerikane pritet që shpejt të regjistrojnë mbi 300,000 të vdekur, prej kur ka shpërthyer pandemia. Zyrtarët amerikanë pritet të sigurojnë sa më shpejt autorizimin për vaksinën e krijuar nga kompanitë Fajzer-BioNTech për sëmundjen COVID-19.
Edhe në Gjermani numër rekord vdekjesh nga Kovid-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 440 të vdekur dhe 23.679 raste të reja me virusin Korona, që është numri më i lartë i rasteve pozitive brenda një dite që nga fillimi i pandemisë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Gjermani nga Kovid-19 arriti në 20.372 persona, nga mbi 1.242 mijë të infektuar, prej të cilëve mbi 922mijë persona janë shëruar. Japonia ka shënuar numër rekord ditor të rasteve të me Kovid 19, duke raportuar për 2,811 të infektuar prej të cilëve 555 me simptoma serioze të Kovid-19. Britania ka filluar këtë javë vaksinimin, derisa Kanadaja të mërkurën u bë shteti i dytë perëndimor që ka miratuar të njëjtën vaksinë.
“Ky është moment i rëndësishëm. Prej më pak se një vit u zbulua virusi, ndërsa tanimë po autorizojmë dhe distribuojmë vaksinën. Kjo është dëshmi për shkencën dhe teknologjinë dhe hulumtimet e bëra për zhvillimin e vaksinës. Kjo është ditë e veçantë për Kanadanë.”,- u tha nga autoritetet.
Në pritje të rezultateve të vaksinës anti Kovid, në nivel botëror numri i të infektuarve ka rritur në rreth 70 milionë njerëz.
GYLTENE SINANI
