Maqedoni

Si t’i mbrojmë të dhënat personale në rrjetet sociale?

12.11.2014 17:01

Me zhvillimin e teknologjisë moderne parashtrohet edhe pyetja për sigurinë gjatë komunikimit në internet dhe siguria e të dhënave personale...

Dilema hapet nga Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila pretendon të vetëdijësojë qytetarët për rrezikun nga prezantimi i të dhënave personale në internet. Për këtë qëllim u nënshkrua memorandumi për bashkëpunim mes kësaj drejtorie dhe kompanisë “Semos”.
 
“Në kuadër të këtij projekti kemi formuar Ekipin për Intervenim të Shpejtë, kështu e emërtuam pasi që shkelja e privatësisë në internet, përfshirë edhe facebook-un, kërkojnë nga ne intervenim të shpejt, apo 24 orë pasi të paraqitet te ne”- deklaroi drejtori në DMDHP, Dimitar Gjeorgjiev.
 
Qëllimi i memorandumit është organizimi i trajnimeve të kontrolloreve dhe përpunuesve të të dhënave personale, si dhe për shfrytëzuesit e kompjuterëve, të cilët çdo ditë përballen me të dhëna të ndjeshme.
 
GYLTENE SINANI