Zgjedhjet lokale 2020, dy kandidatët për Pllasnicën mbyllën fushatën
Në mesnatë përfundon fushata zgjedhore edhe për kandidatët që garojnë për kryetar të Komunës së Pllasnicës...

Në këtë komunë në garë janë dy kandidatë, Ilia Jahoski nga BDI dhe Ramazan Sherifovski nga Lëvizja për Unitet Kombëtar e Turqve.
Të dy kandidatët , në këto ditë të fushatës zgjedhore, fushatën e tyre e kanë zhvilluar tërësisht jashtë vëmendjes së mediave e pa asnjë njoftim zyrtar për aktivitetet e tyre. Servisi Publik edhe përmes e-mailit zyrtar, edhe përmes telefonatave të drejtpërdrejta, i ka ftuar në vazhdimësi të dy kandidatët për pjesëmarrje në një debat mes tyre në TVM1, për shfrytëzimin e minutave ligjore pa pagesë për prezantimin e platformave të tyre zgjedhore për zhvillimin e komunës së Pllasnicës në 4 vitet e ardhshme, por edhe për deklarata individuale në edicionet tona informative.
Shprehim keqardhje që asnjë prej ftesave tona nuk ka marrë përgjigje pozitive, e në asnjë ditë të fushatës nuk kemi qenë në gjendje të paraqesim programet e tyre zgjedhore për shikuesit tanë e votuesit e të dy kandidatëve.
