Maqedoni

Zgjedhjet për kryetar të Shtipit, kandidatët me mesazhet e fundit

10.12.2020 17:40

Pesë kandidatët për kryetarë të Shtipit kanë dhënë apelin e fundit deri te votuesit para heshtjes zgjedhore...

Pesë kandidatët për kryetarë të Shtipit kanë dhënë apelin e fundit deri te votuesit para heshtjes zgjedhore, duke kërkuar votën për të parin e këtij qytetit.
 
“ShtipI do të jetë qytet i shumë sukseseve, si atyre individuale po ashtu edhe i komunës Shtip. Shtipi në mënyrë precize dhe konzice mund të bëhet shërbim i qytetarëve, që është funksioni i vetëm pasi për momentin ajo është jonfuksionale si pushtet lokal. Pra, duhet një model i ri i punës, këtë mund ta rekomandoj.”,- deklaroi kandidati i pavarur për kryetar të Shtipit, Trajçe Mitev.
 
“Shumica më njohin si njeri të fjalës. Kryetar duhet të jetë karakter dhe person i cili atë që premton e realizon. Unë premtoj, atë që premtoj do ta realizoj. Ndërsa më e rëndësishme është se asnjë denarë nuk do të mungojë në buxhetin e komunës së Shtipit.”,- tha kandidati për kryetar të Shtipit nga “Integra”, Simon Polikarp.
 
“Ta lëvizim përpara Shtipin edhe më shpejt edhe më mirë. Më 13 dhjetor ndani 5 minuta nga koha juaj dhe jepeni kontributin tuaj për zhvillimin e komunës së Shtipit si qytet modern evropian me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Dilni në zgjedhje, rrethoni numrin 2, votoni për dr. Sashko Nikoolov që Shtipi të mbetet në duar të sigurta.”,- u shpreh kandidati për kryetar të Shtipit nga LSDM, Sashko Nikollov.
 
“Unë iu bëj thirrje qytetarëve që t’iu përmbahen masave, të mbajnë maskat mbrojtëse, të mos grupohen dhe të dalin masovisht në votime. Të votojnë për kandidatin për kryetar Goce Angellov numër 4, për shkak se vetëm me mua kjo komunë mund të shkojë përpara, pasi jam profesional, i ndershëm dhe njeri i përgjegjshëm.”,- u shpreh kandidati për kryetar të Shtipit nga Koalicioni i ri “E ardhmja në duart tona”, Goce Angellov.
 
“Ndani 5 minutat dhe masovikisht të dalim më 13 dhjetor. Të dilni dhe të rrethoni numrin 7 për Lazar Naumov. Të rrethoni për ndryshime, bashkërisht të bëjmë ndryshime. Na jepni shans edhe këtij opsioni që nuk do t’iu zhgënjej. Bojkotimi nuk është zgjidhje, ajo është erë në shpinë për pushtetin aktual.”,- u shpreh kandidati për kryetar të Shtipit nga TMRO, Lazar Naumov.
 
ZEKIRJA MEXHITI