Maqedoni
Aksidentet, të gjithë duhet të dimë të japim ndihmën e parë
12.11.2014 17:14
Ndoshta ju mund të besoni se kjo është një fatkeqësi, por në të vërtetë kjo është një “pjesë teatrale”...

Ndoshta ju mund të besoni se kjo është një fatkeqësi, por në të vërtetë kjo është një “pjesë teatrale”, apo ushtrime stimuluese të cilat janë organizuar nga “Kryqi i Kuq”, me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të Shkupit.
Ushtrimet përfshinin shpëtimin nga autobusi të rreth njëzet personave të lënduar. Gjashtëdhjetë anëtarë vullnetarë nga ekipi i emergjencës ishin pjesë e kësaj ngjarje, e cila ka për qëllim trajnimin e anëtarëve për raste emergjente.
“Këto ushtrime stimuluese do të përçojnë deri tek qytetarët rëndësinë e asaj se sa duhet të jemi të përgatitur në katastrofa natyrore apo katastrofa të shkaktuara nga njeriu. Gjithashtu këto ushtrime janë të rëndësishme edhe për ne, “Kryqin e Kuq”, që të marrim mësim dhe ta kuptojmë se deri në cilin nivel janë kapacitetet tona dhe a mund të reagojmë në kohën e duhur në rast nevoje”- deklaroi një përfaqësuese e “Kryqit të Kuq”.
“Është e nevojshme që të ketë sa më shumë ushtrime të këtilla stimuluese, që ekipet e shpëtimit të trajnohen më tepër, në rast se ndodh një ngjarje e tillë në të vërtetë, ata të jenë të gatshëm të intervenojnë në kohë”- tha anëtarja e “Kryqit të Kuq”, Keti Petreska.
“Më shpëtuan njerëzit e “Kryqit të Kuq”, ata erdhën shpejt dhe e kontrolluan së pari beben time dhe më pyetën a është fëmija mirë dhe a jam unë mirë. Puna që bënë ata ishte shumë profesionale, sepse ata menjëherë hynë në autobus, na shpëtuan neve, në radhë të parë ju ndihmuan atyre që ishin të lënduar”- u shpreh anëtarja e “Kryqit të Kuq”, Aleksandra Danieloviq.
Nga “Kryqit të Kuq” apeluan deri tek të gjithë qytetarët që të marrin leksione për ndihmën e parë, e cila duhet t’u jepet të tjerëve në raste fatkeqësish, sepse secili nga ne mund të jetë viktimë e ndonjë katastrofe të tillë, pavarësisht kush e shkakton atë.
FARIJE DAUTI-BAKIU
