Kovid-19, 28 të vdekur, 929 të infektuar e 1068 të shëruar
Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 28 të vdekur dhe 929 të infektuar...

Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar 28 të vdekur dhe 929 të infektuar të ri nga Kovid-19. Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se janë kryer gjithsej 2758 testime.
Shkupi vazhdon të ketë numrin më të lartë të infektimeve brenda, pasi njoftohet për 417 të infektuar në kryeqendër. Po ashtu njoftohet për 1068 të shëruar.
Sa u përket 28 të vdekurve, gjashtë janë nga Prilepi, pesë janë nga Shkupi, tre nga Manastiri, dy nga Struga, dy nga Kratova, një nga Kumanova, një nga Dibra, një nga Velesi, një nga Kavadari, një nga Gostivari, një nga Radovishi, një nga Krushava, një nga Koçani, një nga Probishtipi dhe një nga Kërçova.
Që nga fillimi i pandemisë, numri i të infektuarve ka arritur në 70883, praj të cilëve 47364 janë shëruar, 2051 kanë vdekur dhe 21468 janë raste aktive.
