Botë

Kovid-19, në Shqipëri 14 të vdekur, në Kosovë 13

10.12.2020 19:14

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 14 humbje jete dhe 873 raste të reja nga 2714 testime që janë bërë...

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 14 humbje jete dhe 873 raste të reja nga 2714 testime që janë bërë, ndërsa 537 persona janë shëruar.

Ministria shqiptare e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2714 testime, duke përfshirë këtu edhe testet e shpejta që kanë nisur të përdoren në 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 873 qytetarë.

Në Kosovë u raportua për 13 viktima dhe 562 raste të reja. Rastet e reja pozitive rezultuan nga testimi i 1,595 mostrave.

Në 24 orët e fundit, Instituti po ashtu tha se 761 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.