Botë
Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 goditi Tajvanin
10.12.2020 19:40
Tajvani është goditur me një tërmet të fuqishëm gjatë ditës së sotme...

Tajvani është goditur me një tërmet të fuqishëm gjatë ditës së sotme.
Një tërmet i fortë me një madhësi prej 6.1 të shkallës Rihter goditi rajonin e Tajvanit.
Kështu së paku ka njoftuar Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeologji, e cila nuk ka dhënë shumë detaje.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 67 kilometrash, raporton dailymail.
Tani për tani, nuk ka asnjë informacion në lidhje me viktimat e mundshme ose dëmet materiale.
