Botë
Rama: Ministri Lleshaj më ka dorëzuar dorëheqjen
10.12.2020 21:06
Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, i ka dorëzuar kryeministrit, Edi Rama...

Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, i ka dorëzuar kryeministrit, Edi Rama, dorëheqjen nga posti pas vrasjes së të riut, Klodian Rasha, nga ana e policisë, që shkaktoi protesta të dhunshme në Shqipëri.
Kryeministri Rama ka kërkuar falje për incidentin, ndërsa ka theksuar se ngjarja në fjalë është një rast i shkëputur i një polici.
Gjatë ditës, Rama ka vizituar edhe familjen e të ndjerit për t’i shprehur ngushëllime.
