Maqedoni

Matura shtetërore, nxënësit e shkollave të mesme në protestë

11.12.2020 10:39

Nxënësit e shkollave të mesme nga ora 15:30 deri në ora 16:30 kanë paralajmëruar...

Nxënësit e shkollave të mesme nga ora 15:30 deri në ora 16:30 kanë paralajmëruar protestë që do të mbahet para Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
 
Ata kërkojnë heqjen e maturës shtetërore. “Para MASH do të mbahet edhe bojkot në shkollat e mesme. Kemi infromacione se në disa shkolla të mesme profesorët bëjnë trysni ndaj nxënësve të mos marrin pjesë në protestën dhe bojkotin. Ju inkurajojmë të dilni në protesta”, thuhet në njoftimin e thirrjes së protestës.