Botë
Marrëveshje në BE për “Fondin e Rimëkëmbjes”, tejkalohet vetoja e Hungarisë dhe Polonisë
11.12.2020 11:16
Liderët e Bashkimit Europian kanë arritur më së fundi me unanimitet arritjen e marrëveshje...

Liderët e Bashkimit Europian kanë arritur më së fundi me unanimitet arritjen e marrëveshje për “Fondin e Rimëkëmbjes” dhe atë për “Gjeneratën e ardhshme” të BE.
Këshilli Evropian adoptoi në këtë mënyrë konkluzionet mbi Kuadrin Financiar Shumëvjeçar (buxheti i BE 2021-2027) dhe mbi Mekanizmin e Kushtëzimit të Sundimit të Ligjit.
Hungaria dhe Polonia e tërhoqën veton e tyre kundër buxhetit të BE-së dhe bashkë me të arritën të anulonin për momentin mekanizmin e shtetit ligjor.Ata kanë marrë sigurinë se mekanizmi i sapo miratuar nuk mund të veprojë pa patur një vendim final nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Kjo mund të zgjasë me shumë muaj, në mos me vite.
Përfaqsuesi hungarez tha se arriti të shmangë që BE-ja të marrë “vendime arbitrare politike” kundër vendit të tij.
