Maqedoni
OJQ-të: Asnjë ndihmë për viktimat e dhunës në familje
12.11.2014 17:36
Katër gra kanë humbur jetën në gjashtë muajt e fundit nga dhuna që ndaj tyre kanë ushtruar partnerët...

OJQ-të alarmojnë se shteti nuk u ofron mbrojtje qytetarëve që denoncojnë dhunën familjare.
“Në tre prej këtyre katër rasteve ishte denoncuar më herët dhuna familjare mes bashkëshortëve. Kjo është një gjë alarmante, që tregon jofunksionalitetin e sistemit për mbrojtjen e viktimave të dhunës familjare, por edhe të sistemit për mbrojtjen e viktimave të dhunës intime mes partnerëve”- deklaroi Elena Dimusevska nga Rrjeti Nacional Kundër Dhunës ndaj Grave.
“Edhe sa fëmijë duhet të mbeten pa nëna edhe sa qytetarë duhet të vuajnë humbjen e personave të tyre të afërt për shkak të dhunës familjare, që sistemi i mbrojtjes më në fund të funksionojë?”- tha koordinatorja e programit në HERA, Elizabeta Bozhinovska.
Aktivistët për të drejtat e grave kërkuan nga autoritetet të marrin masa urgjente, me të cilat do të garantohet siguria e viktimave nga dhuna në familje.
HAMIDE IBRAHIMI
