Botë
SHBA, miratohet vaksina e parë kundër COVID-19
11.12.2020 12:47
Bordi i ekspertëve të Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës për COVID-19...

Bordi i ekspertëve të Administratës së Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA) miratoi përdorimin e vaksinës për COVID-19, të zhvilluar nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania gjermane bioteknologjike BioNTech partner themelues i së cilës është shkencëtari turk Uğur Şahin.
Deri në fund të këtij muaji planifikohet shpërndarja e pjesës së parë prej 6.4 milionë doza të vaksinës dhe që të përfshihen në etapën e parë 3 milionë persona për shkak të praktikës për vaksinim me dy doza.Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) rekomandojnë se përparësia në vaksinim duhet të jetë për punonjësit e shëndetësisë dhe popullatës së moshuar në shtëpitë e kujdesit, por që vendimi përfundimtar për këtë çështje u përket drejtuesve të shteteve.Vaksina e Pfizer/BioNTech e cila njihet si BNT162b2 javën e kaluar u miratua në Britani të Madhe dhe këtë të mërkurë në Kanada. Edhe vaksina kandidate “mRNA-1273” e kompanisë bioteknologjike Moderna me qendër në SHBA do të shqyrtohet në të njëjtën mënyrë më 17 dhjetor nga Bordi i Ekspertëve të pavarur të FDA-së.
