Maqedoni
Covid 19, 830 pacientë covid në spitalet në vend
11.12.2020 13:31
Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtuar 39 pacientë...

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 830 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me Covid 19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.
Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 510 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtruar 39 pacientë për shkak të komplikimeve nga virusi korona. Në spitalin e Kumanovës ka 114 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19, në Prilep 106, në qendrat kovid në Ohër ka 100 pacientë, në Manastir 79, në Strumicë 72, në në qendrën kovid në Gostivar 64, Kavadar 59, në Shtip dhe Veles nga 56 pacientë, në repartin infektiv në Tetovë ka 45 pacientë, në Strugë 33, në Koçan 18, në Gjevgjeli 11, në Kërçovë dhe Dibër nga 10 të hospitalizuar.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1.340 dhe në qendrat kovid ka rreth 150 shtretër të lirë. Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.
