Vdekja e 22 vjeçares nga Shkupi, MSH: Kishte diabet dhe probleme me tiroidet
Shtimi i numrit të viktimave në moshë të re nga Covid 19, ka shtuar shqetësimet e qytetarëve....

Shtimi i numrit të viktimave në moshë të re nga Covid 19, ka shtuar shqetësimet e qytetarëve. Rasti i fundit i vdekjes së një 22 vjeçareje shtatzënë nga Shkupi që ndërroi jetë të enjten si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, e ka rritur në 6 numrin e grave shtatzëna që humbën jetën si pasojë e komplikimeve që nga fillimi I pandemisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se shtatzëna ka pasur diabet dhe probleme me gjëndrën tiroide, që kanë komplikuar gjendjen e saj. Më 26 nëntor ajo u tranferua në spitalin “8 shtatori” nga Klinika e Gjinekologjisë, në gjendje shumë të rëndë. Edhe përkundër pëprjekjeve për të shpëtuar fëmijën me prerje cezariane, foshnja lindi e vdekur dhe gjendja e nënës u përkeqësua shumë edhe pse gjatë tërë kohës ka qenë në respirator. Ministria theksoi se gjatë trajtimit në të dyja spitalet është maksimumi I përpjekjeve për shërimin e saj, megjithatë fatkeqsisht edhe nëna ka ndërruar jetë. Por nuk është vetëm 22 vjecarja ajo që ka ngritur shqetësimin nëse pacientët marrin trajtimin e duhur shëndetësor.
Numri i pacientëve nën 40 vjeç që humbën betejën me covid, nuk është i ulët. Aktualisht me kërkesë të familjarëve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, po kryen 25 inspektime urgjente për pacientët që kanë vdekur si rezultat i Covid-19.
Edhe Dhoma e Mjekëve po kryen 19 mbikqyrje profesionale, disa ende nuk kanë përfunduar. Deri tani nuk është vërtetuar asnjë gabim në trajtimin e pacientëve nga mbikqyrjet që kan ëpërfunduar, ndërsa për rastin e 22 vjecares, raporti pritet të përfundojë javën që vjen. Mbikqyrje po bëhen edhe për rastin e një 28-vjeçari nga Shkupi i cili vdiq më 8 dhjetor si rezultat i Covid-19. Për të, Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor Shtetëror do të përcaktojë të gjitha detajet e trajtimit që nga mjeku amë e deri në spital.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se rreth 90% e pacientëve, përfshi edhe ata nën 40 vjec, kishin sëmundje të tjera që u komlikuan si pasojë e infektimit me Covid 19 e që rezultuan me fatalitete. Aktualisht në vend ka 21.468 raste active. 47.364 janë shëruar që nga fillimi I pandemisë ndërsa 2051 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid 19.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
