Maqedoni

Komiteti i Heksinkit: Më shumë raste të gjuhës së urrejtjes në nëntor

11.12.2020 14:22

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka verifikuar gjithsej 112 paraqitje për muajin nëntor të këtij viti...

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, ka verifikuar gjithsej 112 paraqitje për muajin nëntor të këtij viti, pjesa më e madhe e të cilave janë të lidhura me fjalorin urrejtës në bazë të përkatësisë etnike.
 
Kjo sipas këtij komiteti, paraqet një rritje prej 10 për qind krahasuar me muajin paraprak. Fjalori urrejtës në bazë të përkatësisë etnike është në rritje të vazhdueshme dhe shënon numër rekord të paraqitjeve, përkatësisht 57 për qind e të gjithë rasteve të regjistruara janë në këtë bazë. Sipas raportit, retorika negative këtë muaj eskaloi në mediat sociale që kontribuan për numrin e lartë të paraqitjeve për fjalor urrejtës. Jemi dëshmitarë të rritjes së nacionalizmit ekstrem dhe diskriminimit në baza të ndryshme të cilat rezistojnë edhe përkundër vetëdijësimit për dëmin dhe regresin që e shkaktojnë ato.
 
Komiteti i  Helsinkit  i bën thirrje autoriteteve që urgjentisht të ndërmarrin masa që janë në kompetenca të tyre për sanksionim të këtij fenomeni – përkatësisht punë më intensive me organizatat qytetare dhe fushatë publike për edukim shtesë të qytetarëve.