Maqedoni
Heqja e veto-s bullgare, Zaharieva: Fqinjësia e mirë, të jetë pjesë e korrnizës
11.12.2020 14:49
Fqinjësia e mire duhe të jetë pjesë e patjetërsueshme e kurrnizës negociuese...

Fqinjësia e mire duhe të jetë pjesë e patjetërsueshme e kurrnizës negociuese, sepse këto janë garancitë më të forta për Bullgarinë që dokumentet e firmosura të plotësohen në tërësi, gjithashtu duke pasur edhe mbikqyrje gjatë gjithë procesit të bisedimeve me kritere të qarta për përparim, thotë mes tjerash ministrja e jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva. Ajo nga parlamenti bullgar porositi Shkupin Zyrtar se pa u përfshirë garancitë në korrnizën negociuese, nuk do ti thonë “po” rrugëtimit integrues të Maqedonisë së Veriut. Sipas saj vendosja e garancës si kusht në korrnizën negociuese nuk është precedence, duke e marrë si shembull Kroacinë. Ajo akuzon se problemi më I madh është mosrealizimi I Marrëveshjes së vitit 2017, respektivisht gjuha e urrejtjes, puna e komisionit të historianëve, dhe garancitë se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime për ekzistim të pakicës maqedonase në Bullgari. Zaharieva pohon se Komisioni i historianëve është i politizuar nga pala maqedonase dhe e dyta ajo shfaq nevojën për përshpejtimin e projekteve infrastrukturore, me theks të Korridorit 8, sidomos në pjesën e lidhjes hekurudhore. Zaharieva nga parlamenti bullgar porositi fqiun e saj se nevojitet më shumë pragmatizëm dhe më pak emocione.
“Në marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, nuk është respketuar pjesa kur bëhet fjalë për gjuhën e urrejtjes, kjo është evidentuar edhe më herët. Fqinjësia e mirë duhet të bëhet pjesë e korrnizës negociuese, sepse këto janë garancitë më të forta për Bullgarinë që dokumentet e firmosura të plotësohen në tërësi, Nëse nuk kemi garanci në kuadër të korrnizës negociatore, do të jetë e pamundur të thuhet “po”. As tani e as në kryesimin e radhës, kush do që të jeti ai. Ka ngecje edhe në pjesën e realizimit të projekteve infrastrukturore, sidomos në atë të Korridorit 8.”, tha Ekaterina Zaharieva, ministre e jashtme e Bullgarisë.
Sipas kryediplomates bullgare Zaharieva regjimi dhe qasjet totalitare ndaj gjërave nuk guxojnë të jenë politika shtetërore të një të një vendi, edhe pas 30 vite nga rënia e regjimit totalitar. Pas vendosjes së veto-s nga pala bullgare dhe pamundësimin e fillimit të bisedimeve me BE-ne, Shkupi zyrtarë në shenjë të qetësimit të situatës, Sofjes zyrtare i dorëzoi dhe Non-Pejperin-in qeveritar në të cilin qartë është e shkruar se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime teritoriale ndaj fqiut, e as pretendime për ekzistim të pakicës maqedonase në Bullgari.
MERITA GASHI
