Maqedoni
Zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë, KSHZ: Janë bërë të gjitha përgaditjet e duhura
11.12.2020 15:01
KSHZ ka bërë të gjitha përgaditjet për të siguruar që procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në komunën e Shtipit...

KSHZ ka bërë të gjitha përgaditjet për të siguruar që procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme në komunën e Shtipit dhe atë të Pllasnicës të rrjedhë pa probleme, njofton zëdhënësi i këtij komisioni Admir Shabani. Materialet zgjedhore kanë mbëritur, komisionerët janë zgjedhur dhe janë trajnuar në mënyrë që të përballen me specifikat e këtij procesi zgjedhor në kohë pandemie.
“KSHZ të gjitha organet shtetërore i kompetoi në bashkëpunim me komisionin komunal të zgjedhjeve. Të njejtët ditët që kaluam, ndoqën edhe një trajnim të specifikuar sa i përket çështjes së realizimit të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së këtyre dy komunave. Të gjitha operacionet, të gjitha aktivitetet tani më janë të kryera. Gjatë ditës së djeshme komisionet komunale e poranuan materialin për realizimin e këtyre zgjedhjeve.”, tha Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.
Në zgjedhjet për kryetar të komunës së Shtipit të drejtë vote do të kenë 41.708 qytetar, kurse në ato të Pllasnicës 4153 votues. Zgjedhjet e parakohshme lokale në këto komuna vijnë pasi që kryetarët e të dy komunave u emëruan në funskione të tjera.
ERSAN PAJAZITI
