Maqedoni
Zgjedhjet lokale 2020, në Shtip votuan të sëmurët me COVID 19
11.12.2020 15:19
Në komunën e Shtipit, u zhvillua dita e parë e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të komunës....

Në komunën e Shtipit, u zhvillua dita e parë e votimit për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale për kryetar të komunës. 12 persona kanë aplikuar për të votuar në ditën e rezervuar për të sëmurët me Covid 19 dhe ata që janë të izoluar për shkak të kontakteve. Nga komisioni zgjedhor në Shtip, për TVM arsyetojnë numrin e ulët të të paraqiturve për të votuar në ditën e parë të zgjedhjeve , me faktin se shumë prej tyre kanë marë teste negative këto ditë dhe do të votojnë të dielën. Për të paraqiturit janë marë të gjitha masat anticovid, që të mund të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar .
"Dy të ashtuquajtura ekipe zgjedhore mjekësore kanë dalë në terren për të mundësuar votimin në kushte pandemie.", tha Senka Andreeva, kryetare e Komisionit Zgjedhor në Shtip.
"Marrë parasysh përvojnë tonë dhe punën e përditshme, shpresojmë që gjithçka të kalojnë në rregull.", tha Vançe Berkov, kryetar i Këshillit të Veçantë Vendor.
Në Shtip të shtunën votojnë 66 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, të njëjtën ditë votojnë edhe 67 të dënuar nga Shtipi , që gjenden në pesë shtëpitë korrektuese në të gjithë vendin. Asnjë pacient Covid nuk ishte regjistruar në Plasnicë, kështu që votimi për zgjedhjet atje, fillon të shtunën, kur do të votojnë 76 qytetarë të sëmurë dhe të pamundur . Të dielën ndërkohë , qytetarët e këtyre dy komunave do të jenë në gjendje të hedhin votat e tyre nga ora shtatë në mëngjes kur hapen votimet, deri në orën 19:00 të mbrëmjes.
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU
