Maqedoni

Përdorimi i teknologjisë IT, Anketa: Mungojnë punëtorët e kualifikuar

11.12.2020 15:39

Industria IT, ka potencial të lartë, por ajo e ka të patjetërsueshme fuqinë e kualifikuar punëtore...

Industria IT, ka potencial të lartë, por ajo e ka të patjetërsueshme fuqinë e kualifikuar punëtore. Sipas anketës, Kompanitë IT, vlerësojnë se ka deficit të inxhinierëve të trajtnuar  dhe niveli i punës së inxhinierëve aktualë, është në lartësinë e trajknimeve që ata kanë kryer paraprakisht 
 
"Kompanitë IT edhe në të kaluarëne kanë mbështetur punën praktike, e janë të gatshëm të rrisin mbëhstetjen edhe në të ardhmen, me kusht që të ekzistojnë politika adekuate qeveritare dhe stimulime.", thonë nga USAID.
 
Sipas MASIT, në këtë sferë duket një focus më I madh si në vend ashtu edhe në kuadër të rajonit. 
 
"Shtetet  e Ballkanit Perendimor, për fat të keq përballen me mungesë serioze të forcës punëtore të kualifikuar, e cila është e patjetërsueshme për sektorin privat. Një nga mënyrat për rritjen ekonkurencës dhe realizimit të të potencialit të sektorëve mbrojtës, është padyshim përmes shtimit të përdorimit të teknologjike digjitale në procesin e prodhimit dhe tranformimit digjital të  kompanive.", tha Anita Nikova, drejtoreshë e MASIT.
 
Industria IT po përgjigj mjaft mirë ndryshimeve teknologjike që solli pandemia me Covid 19. Ekspertë thonë se është e patjetërsueshme krahasimi I praktikave edhe me vendet e rajonit. 
 
"Qëllimi I kësaj analize është që të njihemi e të analizojmë praktikat individuale të rajonit, që mund të ndihmojnë në gjejten e  zgjidhjeve të reja për rritjen e ndërmarrjeve dhe ruajtjes së vendeve të aktuale të punës", tha Dimovski, drejtor i projektit.
 
Anketa për vlerësimin e fuqisë së kualifikuar punëtore,  u realizua online në tetor, me 1305 kompani, nga 5 sektorë, prej të cilave 145 kompani nga sektori IT nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Mali i zi,  Bosnjë Hercegovina dhe Serbia.
 
SEDAT SELIMI