Maqedoni
Ende asnjë vendim për shkollat e Kërçovës
12.11.2014 17:40
Ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar nga ana e qeverisë për problemin me ngrohjen në shkollat e Kërçovës....

Dje agjenda e mbledhjes së ekzekutivit ka qenë tepër e ngarkuar, ndaj pritet që për ngrohjen e nxënësve të bisedohet ndoshta sot.
Numri një i arsimit, Abdylaqim Ademi, përkujton se arsimi është problem i komunave dhe u takon kryetarëve të komunave të menaxhojnë me mjetet që u ndanë qeveria si bllok donacione.
Derisa qeveria ende nuk po vendos a do t’i dalë apo jo në ndihmë shkollave të Kërçovës, që përballen me mungesën e naftës për ngrohje, madje prej sot nuk kanë as energji elektrike për shkak të faturave të papaguara sërish, 2500 nxënës vazhdojnë bojkotin e mësimit.
