Maqedoni

Prodhuesit e duhanit: Kërkojmë vlerësim dhe çmim real

11.12.2020 16:21

Prodhuesit e duhanit arritën me Ministrinë e Bujqësisë marrëveshje për të ndërprerë protestat e paralajmëruara dhe duhani të dërgohet deri të premten....

Prodhuesit e duhanit arritën me Ministrinë e Bujqësisë marrëveshje për të ndërprerë protestat e paralajmëruara dhe duhani të dërgohet deri të premten. Megjithatë prodhursait e duanit paralajmëruan se nëse nuk gjendet zgjidje për cmime korrekte deri javën e  ardhëshme, protestat do të mbahen. Nga këshilli organizativ thonë se do të dalin në terren për të ndjekur procesin e për të intervenuar aty ku ka probleme.. 
 
"Nëse linjën e lëshojnë si duhet, cmimi do të arrihet sepse ne e dimë cilësinë e duhanit që prodhojmë. Ata manipulojnë se cilësia është e dobët por nuk është.  Gjatë gjithë kohës së rakoltës thonin se do kemi një vit katastrofal por përse, kishin të dhëna për përmbytje apo vit të thatë. Si e bënë këtë analizë?", thonë ng këshilli organizativ
 
Të gjithë matësit duhet të kthehen në vendet e punës deri të hënën e cdo kuti që nuk do të vlerësohet në mënyrë reale, do të lihet në një anë thonë nga lidhja e shoqatave bujqësore. 
 
"Nëse vlerësuesi nuk pajtohet me vlerësimin, ajo duhet ti lihet komisionit të shkallës së dytë, nëse refuzimi ëhstë më I madh se 5%, kutia të hiqet në një anë të na lajmërojnë ne dhe inspektorët që të shohim nëse kjo ëhstë reale ose jo.", thonë nga Lidhja e Shoqatave Bujqësore.
 
Prodhuesit e duhanit këkrojnë që edhe inspektoriati të jetë më aktiv.
 
"Vlerësimi të jetë real e të ketë kontrolle, most a bëjnë vetëm kompanitë që na e blejnë duhanin port ë mbrohen interest e pridhuesve të duhanit.", tha një prodhues duhani.
 
Prodhuesit e duhanit thonë se kërkojnë vetëm tu paguhet realisht mundi I tyre.
 
SEDAT SELIMI