Maqedoni
Ngjarjet e 27 prillit në Kuvend, SHGM: Gazetarët viktima dhe nga vendimi gjyqësor
11.12.2020 16:39
Gjykata Themelore Civile në Shkup, refuzoi këtë javë paditë e gazetarëve Natasa Stojanovska dhe Dusica Mrgja...

Gjykata Themelore Civile në Shkup, refuzoi këtë javë paditë e gazetarëve Natasa Stojanovska dhe Dusica Mrgja, të cilët kërkuan drejtësi për shkeljen e të drejtave të tyre dhe dëmtim nga shteti për ngjarjet e 27 Prillit 2017 në Parlament. SHGM e vlerëson këtë vendim si një provë se gjykata ka standarde të dyfishta, kur bëhet fjalë për politikanë dhe gazetarë.
Në rastin e grupit të politikanëve, Prokuroria Themelore Publike në bazë të detyës zyrtare, filloi procedurat gjyqësore e dënoi me burg një grup qytetarësh, por kur bëhet fjalë për gazetarët, ua la atyre që të ngrenë padi private. Arsyetimi i vendimeve të gjykatës, është se gazetarët nuk paraqitën prova nga të cilat mund të përcaktohet se më 27 prill 2017 kishte demonstrata publike para Parlamentit, megjithëse procesi gjyqësor paraqiti rregullisht video të ngjarjeve. Fakti që gjykata nuk njeh shkelje të së drejtës për lirinë e shprehjes dhe u kërkon gazetarëve të provojnë se kishte ndërhyrje në Parlament nga personat që demonstruan publikisht më 27 Prill 2017, është tendencioz dhe krijon precedent, thonë nga SHGM.
Sipas tyre, i mjegullt është edhe pohimi i gjykatës se gazetarët nuk kishin të drejtë të kërkonin dëme jopasurore për dhimbjen mendore që kishin pësuar, pasi nuk kishin lëndime trupore. Skandaloz është fakti që gjykata nuk e pranon që dhimbja mendore, frika dhe trauma e përjetuar nga gazetarët e pranishëm është problematike. Gjyqësori ka për obligim të mbrojë të drejtat e gazetarëve, sepse mbron të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, thonë nga SHGM.
