Maqedoni
Zgjerimi, jashtë samitit të BE-së: BE do shpërndajë vaksinën nga mesi i janarit
11.12.2020 17:05
Zgjerimi i BE-së nuk gjeti vend në Samitin dyditor të Këshillit të BE-së...

Ambiciet e Maqedosëi së Veriut dhe Shqipërisë për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, që do të shënonte fillimin e negociatave për anëtarësim, përfundimisht mbeten për t’u trajtaur vitin tjetër. Gjithsesi, krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtarëve ranë dakord për disa çështje të tjera me rëndësi të posaçme për vendet anëtare si përballja me epideminë dhe furnizimi me vakcinën kundër Kovid19.
“Ne kemi arritur një marrëveshje se si duhet të ecim përpara sa i përket vaksinës COVID-19, çështjen e njohjes reciproke të testeve dhe ne mendojmë se faza tjetër e rëndësishme do të jetë aftësia jonë për të menaxhuar shpërndarjen e kësaj vaksine së bashku në të gjithë Evropën”, u shpreh presidenti i Këshillit Evropian, Sharl Mishel.
Bashkimi Evropian po punon me shpejtësi të plotë për të rishikuar sigurinë e vaksinave me qëllim që t'i bëj ato të disponueshme. Kreu I Komisionit Evropian, u bëri thirrje qeverive të vendeve anëtare që të përgatiten për fillimin e vaksinimit,
"Ne synojmë të autorizojmë fazën BioNtech të vaksinës deri në fund të vitit, në varësi të mendimit të EMAS mbi vaksinën Moderna, para mesit të janarit. Nëjkohësisht po bëhet edhe një rishikim i të dhënave për vaksinat AstraZeneca, Oxford dhe vaksinën Johnson dhe Johnson. Por është vaksinimi dhe jo vaksina që shpëton jetë. Unë u bëra thirrje të gjithë vendeve anëtare të përfundojnë përgatitjet e tyre për fillimin e vaksinimit. Ne jemi gati t’i mbështesim", theksoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Lejen.
Veç marrëveshjes për vaksinat, udhëheqësit e Bashkimit Evropian zhbllokuan paketën financiare 1.8 trilionë euro për të ndihmuar ekonominë, që të rimëkëmbet nga recesioni i shkaktuar nga pandemia.
SHPËTIM NUREDINI
