Botë
Polici: Jam penduar për Klodianin; Gjykata: Arrestimi është i drejtë. polici mbahet në burg
11.12.2020 17:30
Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj para gjykatës ka shfaqur pendesë për vrasjen e 25-vjecarit, Klodian Rasha...

Gjatë seancës për vlerësimin e masës së sigurisë, 31-vjeçari ka kërkuar që familjarët e Klodian Rashës të ishin të pranishëm, për t’u kërkuar falje. Por pavarësisht pendesës së shfaqur, gjyqtarja la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg.
Në bazë të hetimeve të deritanishme, rezulton se gjithçka ka ndodhur brenda 3 minutave, ndërsa nga arma e zjarrit kanë dalë 2 plumba.
Para se qytetarët të nisin tubimin në ditën e tretë radhazi, kryeministri Edi Rama ua bërë të qartë se nuk do të lejojë më djegie të institucioneve, ndërsa theksoi se pushteti nuk merret me dhunë për me votë.
Ndërkohë, 59 persona janë arrestuar për aktet e djeshme të dhunës gjatë protestës, ndërsa 116 të tjerë po procedoihen në gjendje të lirë.
LULJETA NDOKA
