Maqedoni
Protestojnë nxënësit e shkollave të mesme, kërkojnë shfuqizim të maturës shtetërore
11.12.2020 17:55
Shfuqizim të tërësishëm të maturës shtetërore dhe mundësi që e njejta të mund të realizohet për nxënësit...

Shfuqizim të tërësishëm të maturës shtetërore dhe mundësi që e njejta të mund të realizohet për nxënësit që duan të vazhdojnë studimet jashtë shtetit. Këto janë kërkesat e përfaqësuesve të organizatës “Zëri i nxënësve të shkollave të mesme”, të cilët sot protestuan përpara Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
“Duam të shfuqizohet matura shtetërore, por të lihet hapësirë që ata që duan të studiojnë jashtë shtetit të kenë mundësi që të realizojnë maturën shtetërore, poashtu kërkojmë anulim të maturës shtetërore vetëm për këtë vit, për shkak të pandemisë”, u shpreh Slobodan Spasovski përfaqësuesi i “Zëri i nxënësve të shkollave të mesme”.
Nxënësit e shkollave të mesme thanë se para dy javësh kanë kërkuar takim me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por se pas një pritjeje më shumë se dy orëshe në hapësirat e MASH, ata nuk janë pranuar nga personat kompetent, me çka nuk kanë arritur të realizojnë asnjë takim.
Kërkojnë përgjigje deri më 15 dhjetorë, ndërsa theksojnë se nuk do të ndalen me kaq.
FARIJE DAUTI BAKIU
