Botë
Kosovë: 13 të vdekur, 590 raste të reja me Covid -19
11.12.2020 18:19
Gjatë 24 orëve të fundit Institui I shendetesise se Kosovës ka regjistruar 13 raste te vdekjes...

Gjatë 24 orëve të fundit Institui I shendetesise se Kosovës ka regjistruar 13 raste te vdekjes nga virusi korona dhe 590 raste të reja me COVID-19 .
Janë testuar gjithsej 1.775 mostra prej të cilëve rezultojnë 590 raste pozitive. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.
Rastet e vdekjes janë në komunat, Ferizaj 3 raste, Pejë dhe Prizren 2 , dhe me nga nje rast në Podujevë , Suharekë , Drenas , Gjakovë dhe Rahovec . Numri I përgjithshëm i rasteve pozitive është 45.594 nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes.
