Maqedoni

Covid 19: 26 të vdekur, 1161 pozitiv, 806 të shëruar

11.12.2020 19:40

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3114 testime të bëra ka regjistruar 1161...

Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 3114 testime të bëra ka regjistruar 1161 raste të reja të të infektuarve, kanë humbur jetën 26 persona ndërsa janë shëruar 806 pacientë.

Me numrin më të madh të të infektuarve kryeson Shkupi me 410 raste i pasuar nga Manastiri me 75, Prilepi me 59, Tetova me 58, Velesoi dhe Kavadari me 55, Shtipi dhe Kumanova me 54  dhe qytetet e tjera me numër më të vogël të të infektuarve. 

Betejën me covid 19 e kanë humbur 26 pacientë, prej të cilëve shtatë pacient nga Shkupi, katër nga Gostivari, nga dy pacientë në Kumanovë, Shtip, Prilep dhe Koçani, ndërsa nga një pacient në Strugë, Manastir, Strumicë, Kriva Pallankë, Probishtip, Dellçevë dhe Kërçovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 830 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me Covid 19, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 510 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19. Në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtruar 39 pacientë për shkak të komplikimeve nga virusi korona.

Numri i përgjithsëm i të diagnostifikuarve nga fillimi i pandemisë shënon 72044  prej tyre janë shëruar 48170 kanë humbur jetën 2077 dhe numri i rasteve aktive shënon 21.797.

FLUTURA LATIFI