Agjencia amerikane për ushqim dhe barna, leje për përdorim urgjent të vaksinës anti Kovid
Agjencia amerikane për ushqim dhe barna...

Agjencia amerikane për ushqim dhe barna ka dhënë leje për përdorim urgjent të vaksinës anti Kovid nga kompania amerikane “Fajzer” dhe ajo gjermane “Biontek”. Vaksina ka dëshmuar efikasitet prej 95%, por termi për përdorim urgjent nënkupton se mund të përdoret në raste urgjente, por ende nuk ka marrë certifikatë të plotë dhe leje nga autoritetet për çka nevojitet kërkesë e veçantë nga kompanitë në fjalë.
Para fillimit të vaksinimit masiv, Qendra për kontroll dhe prevenim të sëmundjeve dhe Bordi këshill-dhënës për prevenim dhe imunizim në SHBA patjetër duhet të japin rekomandim dhe më pas Qendra e kontrollit e miraton rekomandimin e fundit dhe lejon vaksinimin e popullsisë.
Vlerësimi i sigurisë së vaksinës po bëhet pa ndikim politik, ka deklaruar presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden.
Autorizimi i vaksinës shënon një pikë kthese në SHBA, ku pandemia ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 292 mijë njerëzve.
OBSh: Të gjitha vendet të kenë qasje te këto vaksina
Ndërkohë, nga OBSh thonë se do të ishte një arritje edhe më e madhe nëse të gjitha vendet do të kenë qasje të barabartë te këto vaksina, theksoi drejtori i OBSh-së, Tedros Adhanom.
“OBSh-së i duhen 4.3 miliardë dollarë për të siguruar vaksina për vendet në nevojë dhe Ju bëjë thirrje donatorëve të ndihmojnë për të plotësuar financimin e munguar. Ne të gjithë kemi parë imazhe të njerëzve që vaksinohen kundër COVID-19. Ne duam t’i shohim të njëjtat imazhe në të gjithë botën dhe kjo do të ishte një shenjë e vërtetë solidariteti.”,- tha drejtori i OBSh-së, Tedros Adhanom.
Numri i rasteve me COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 71 milionë, në mbarë botën kanë humbur jetën 1 597 048 persona, ndërsa mbi 49 milion janë shëruar duke mposhtur virusin. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)
